Kanye West dhe Bianca Censori përjashtohen nga ‘Grammy’ 2025 - shkak paraqitja e tyre në tapetin e kuq

Bota e Yjeve

Kanye West dhe Bianca Censori përjashtohen nga ‘Grammy’ 2025 - shkak paraqitja e tyre në tapetin e kuq

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 10:25
Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u larguan nga ‘Grammy’ 2025 pasi shfaqja e tyre në tapetin e kuq shkaktoi tronditje, raporton Page Six.

Sipas burimeve, policia i shoqëroi çiftin jashtë pas një paraqitjeje të pazakontë, e cila ishte një përpjekje për të rikrijuar kopertinën e albumit të West, “Vultures 1”.

Në këtë kopertinë, Censori shfaqej e mbuluar minimalisht, një imazh që çifti e përsëriti në event.

Image
Kanye West dhe Bianca Censori

Pas tapetit të kuq, West dhe Censori u panë duke lënë Crypto.com Arena dhe duke u futur në një makinë kromi argjendi.

Megjithatë, një burim tjetër mohon largimin e detyruar, duke thënë se ata u larguan me dëshirën e tyre.

Image
Kanye West dhe Bianca Censori

West ishte i ftuar në ceremoni pasi ishte nominuar për “Këngën më të Mirë Rap” me këngën “Carnival” në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, por çmimi shkoi për Kendrick Lamar me hitin “Not Like Us”.

Paraqitja e çiftit tërhoqi vëmendje të madhe. Censori, 30 vjeçe, kishte veshur një fustan krejtësisht transparent, pa aksesorë dhe pa mbathje, ndërsa West, 47 vjeç, ishte veshur i gjithi në të zeza, duke shtuar një gjerdan të pazakontë dhe grila diamanti.

Kjo ishte hera e parë që West merrte pjesë në ‘Grammy’ pas një dekade, pasi ai nuk ishte shfaqur që nga viti 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat