Ish-e dashura e Kanye West, Julia Fox, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të guximshme në tapetin e kuq të Grammy 2025, të mbajtur të dielën në Los Angeles, shktruan "Bota sot".
Aktorja 35-vjeçare u shfaq me një stil unik, duke kombinuar një bluzë të zezë të tejdukshme me një mini fund dhe çorape të ngjashme. Poshtë, ajo kishte zgjedhur një tanga të zezë që vinte në pah linjat e saj trupore.
Ylli i Uncut Gems e kompletoi pamjen me doreza të verdha të frymëzuara nga stili i lavamanit të kuzhinës dhe një palë çizme të zeza të trasha, duke i shtuar lartësi dhe dramatizëm dukjes së saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/03/auto_dkjff1738613333.jpg)
Julia Fox, e cila pati një lidhje të shkurtër me reperin Kanye West në fillim të vitit 2022, vazhdon të tërheqë vëmendjen me stilin e saj të veçantë dhe të guximshëm në eventet e mëdha të industrisë.
A ishte kjo një mesazh për Kanye dhe të dashurën e tij të re? Fansat kanë nisur të spekulojnë, ndërsa Julia vazhdon të shkëlqejë në mënyrën e saj unike.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/03/auto_skjdff1738613334.jpg)