Momenti i sikletshëm: Jay-Z përpiqet ta 'shpëtojë' Beyoncé-n në Grammy 2025

Bota e Yjeve

Momenti i sikletshëm: Jay-Z përpiqet ta 'shpëtojë' Beyoncé-n në Grammy 2025

Nga: Bota sot Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:50
Beyoncé

Fansat e Beyoncé-s janë të bindur se bashkëshorti i saj, Jay-Z, u përpoq ta paralajmëronte për një moment të sikletshëm me fustanin e saj, pak para se ajo të mbante fjalimin e saj të pranimit në Grammy Awards 2025, shrkuan "Bota sot".

Këngëtarja 43-vjeçare doli në skenën e Crypto Arena në Los Anxhelos të dielën në mbrëmje, duke festuar fitoren e saj në kategorinë “Albumi më i Mirë Country” për projektin Cowboy Carter.

Megjithatë, gjatë fjalimit të saj të përzemërt, një detaj i vogël, por i sikletshëm, nuk u shpëtoi syve të shikuesve.

Image
Beyoncé, Jay-Z

Një tel nga pjesa e poshtme e fustanit të saj mahnitës Schiaparelli u pa duke dalë jashtë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes fansave dhe mediave sociale.

Pamjet tregojnë Jay-Z-në duke i pëshpëritur diçka Beyoncé-s pak para se ajo të ngjitej në skenë, duke nxitur spekulime se ai kishte vënë re problemin dhe po përpiqej ta paralajmëronte atë.

Image
Beyoncé

Pavarësisht incidentit të vogël, Beyoncé e mbajti veten me qetësi dhe elegancë, duke vazhduar fjalimin e saj pa lënë që ky detaj të ndikonte në momentin e saj të madh.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të komentojnë në rrjetet sociale mbi përpjekjen e Jay-Z-së për ta shpëtuar nga një moment i sikletshëm në një nga netët më të rëndësishme të muzikës.

Image
Beyoncé
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat