Ylli i popit, Gracie Abrams, ka kritikuar ndikimin e pornografisë tek të rinjtë, shkruan "Bota sot".
25-vjeçarja, vajza e regjisorit hollivudian J.J. Abrams, foli për këtë çështje të diskutueshme gjatë një fotosesioni për revistën Cosmopolitan.
"Pornografia është dëmtuese. Është e rrezikshme, jo reale dhe thjesht një performancë," tha ajo për publikimin.

"Është shumë e rrezikshme për të rinjtë që ta kenë këtë si prezantimin e tyre të parë në seks.
Mbaj mend që u rrita duke lexuar Cosmo, dhe ishte diçka si 'Gjashtë këshilla për të dhënë punën më tronditëse ndonjëherë', dhe ti mbetesh si, 'Holy f**k'."
