Taylor Swift tërhoqi vëmendjen në Super Bowl 2025, jo vetëm për mbështetjen ndaj të dashurit të saj, Travis Kelce, por edhe për aksesorët e saj të shtrenjtë, me vlerë 60 mijë dollar (58 mijë euro).
Këngëtarja mbante një zinxhir dore me vlerë 4,350 dollarë (4,217 euro), nga stilisti Logan Hollowell, i bërë nga ari 14 karatësh dhe pesë diamante të vegjël.
Rreth qafës, ajo kishte një zinxhir unik nga Lorraine Schwartz, i ngjashëm me atë që kishte veshur në ‘Grammy’, shkruan DailyMail.
T-ja e kuqe dhe e artë e varëses mund të simbolizonte emrin e saj ose atë të Travis-it.
Ajo kishte gjithashtu unaza dhe byzylykë luksozë nga Effy Jewelry, që arrinin një total prej 23 mijë dollarësh (22 mijë euro), si dhe një orë ari dhe diamanti Panthere de Cartier, me vlerë 32,200 dollarë (31 mijë euro).
Në aspektin e modës, Swift zgjodhi një xhaketë sportive nga Saint Laurent (4 mijë dollarë), një bluzë të bardhë Alaia, pantallona të shkurtra xhins dhe çizme të bardha deri në kofshë nga Paris Texas. Çanta e saj ishte Givenchy Nano Voyou e kuqe 1 mijë dollar (969 euro).
Në seksionin VIP, ajo u shoqërua nga miqtë e saj të ngushtë, përfshirë Haim Sisters, Ice Spice, dhe vëllain e saj, Austin Swift.
Megjithatë, mungesa e Blake Lively ngriti dyshime, duke ndezur spekulime për një ftohje në miqësinë e tyre.
Taylor Swift vazhdon të jetë një ikonë stili, duke kombinuar elegancën dhe guximin në çdo paraqitje të saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/10/auto_sdldd1739219205.jpg)