Rihanna pozon për fushatën e re të Savage X Smurfs

Bota e Yjeve

Rihanna pozon për fushatën e re të Savage X Smurfs

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 12:33
Rihanna

Rihanna ka zbuluar bashkëpunimin e ri mes markës së saj të të brendshmeve, Savage X Fenty, dhe filmit të ardhshëm Smurfs, ku ajo do të jetë zëri i Smurfette.

Këngëtarja 36-vjeçare ndau disa imazhe nga koleksioni, ku pozoi me të brendshme dhe një xhup blu të hapur.

Ajo plotësoi pamjen me një kapuç dhe grim të theksuar blu. “Ne jemi ekipi Smurfette në këtë shtëpi”, shkruhej në postimin e Savage X Fenty, shkran DailyMail.

Image
Rihanna

Koleksioni është frymëzuar nga ngjyrat dhe stili i botës së Smurfs, duke sjellë një prekje lozonjare dhe elegante.

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke e quajtur bashkëpunimin një kombinim perfekt të modës dhe kinemasë.

Image
Rihanna

Ndërkohë, Rihanna ka qenë pranë të dashurit të saj, ASAP Rocky, gjatë gjyqit të tij për sulm penal.

Reperi 36-vjeçar akuzohet për qëllim me armë ndaj ish-mikut të tij, ASAP Relli, në 2021.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka refuzuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat