Modelja Bianca Balti është bashkë-prezantuese e mbrëmjes së dytë të Festivalit të Sanremos 2025. Për të është “përmbushja e një ëndrre”. Për të gjithë, pjesëmarrja e saj është një shembull se si ta festojmë jetën dhe si ta shohim më të mirën e saj.
Ajo kishte qenë në Festivalin e Sanremos, me Fabio Fazio në vitin 2013, por këtë herë është ndryshe.
“Nuk u argëtova, por tani do të argëtohem”, thotë Bianca Balti duke iu bashkuar Carlo Contit në skenën e teatrit Ariston për mbrëmjen e dytë të festivalit Sanremo 2025.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/12/auto_slkld1739396494.jpg)
“Një nënë, një modele dhe mbi të gjitha një luftëtare për momentin”, thotë Conti, duke nënvizuar guximin dhe forcën e top modeles, e cila muajt e fundit ka treguar betejën e saj kundër kancerit të vezoreve në rrjetet sociale.
Është hera e parë në historinë e festivalit që një bashkëprezantues shfaqet pa flokë për shkak të trajtimeve me kimioterapi.