Bëri s*ks me më shumë se 1000 burra për 12 orë, habit ylli i “OnlyFans” me deklaratën: U ndava nga bashkëshorti, por…

Bota e Yjeve

Bëri s*ks me më shumë se 1000 burra për 12 orë, habit ylli i “OnlyFans” me deklaratën: U ndava nga bashkëshorti, por…

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 11:04
Ylli i Only Fans Bonnie Blue

Ylli i Only Fans Bonnie Blue, pasi vendosi një rekord për fjetjen me më shumë së 1000 meshkuj brenda 12 orëve, ka dhënë lajmin e keq për fansat se është divorcuar nga bashkëshorti.

Megjithëse tani jetët e tyre kanë marrë rrugë të ndryshme, Bonnie shprehet se marrëdhënia e tyre mbetet e veçantë dhe se ish-partneri është shumë krenar për të.

“Ne kemi ende një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ai është mbështetës dhe shumë krenar për mua. Artikujt që thonë se kemi pasur një grindje nuk janë të vërteta,” tha Blue në një deklaratë.

Image
Ylli i Only Fans Bonnie Blue

Sipas “The Sun”, ajo ka përmendur gjithashtu se rekordi që ka arritur ka ndikuar në jetën e saj personale.

“Më vështirëson takimet, pasi disa më trajtojnë çuditshëm, sikur më ka ndryshuar karakteri”, tha 25-vjeçarja.

Ajo është shprehur se kjo situatë do të ndryshojë, por sipas saj, për këtë do t’i duhet të largohet nga disa njerëz negativ.

“Kjo do të ndryshojë. Gjithçka që duhet të bëj është të shkëputem nga njerëzit që janë kritikë ose negativë ndaj meje.”

Image
Ylli i Only Fans Bonnie Blue

Megjithatë, Bonnie nuk ka hequr dorë nga ëndrrat e saj për t’u bërë nënë dhe se në vitet në vijim ky mund të bëhet qëllimi i saj, dhe jo kërkimi i partnerit.

“Kur të dua të kem fëmijë, mund ta bëj vetë, ka një mënyrë .Nuk kam nevojë për një burrë”, është shprehur pornostarja për “The Sun”.

Image
Ylli i Only Fans Bonnie Blue

Aktorja 25-vjeçare e filmave erotik festoi thyerjen e rekordit të Lisa Sparks, e cila në vitin 2004 kishte kryer marrëdhënie seksuale me 919 meshkuj në 24 orë.

Bonnie Blue bëri seks me 1057 meshkuj në 12 orë, duke i dhënë kohë 41 sekonda secilit prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat