Selena Gomez pozon topless krah Benny Blancos, për kopertinën e parë si çift të ‘Interview Magazine’

Bota e Yjeve

Selena Gomez pozon topless krah Benny Blancos, për kopertinën e parë si çift të ‘Interview Magazine’

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 19:41
Selena Gomez, Benny Blanco

Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, kanë pozuar për herë të parë së bashku për kopertinën e ‘Interview Magazine’, duke ndarë detaje rreth dashurisë dhe fejesës së tyre.

Në fotografitë e reja për numrin e marsit 2025, Gomez, shfaqet ‘topless’ ndërsa përqafohet me Blancon.

Çifti, i fejuar prej dy muajsh, shijoi gjithashtu bisedën për albumin e tyre të ardhshëm ‘I Said I Love You First’, shkruan DailyMail.

Image
Selena Gomez, Benny Blanco

Në një nga imazhet, ata duken me veshje të koordinuara, me xhaketa gri me shirita dhe pantallona të lirshme, ndërsa në një tjetër, Benny vishet si kalorës, dhe Selena e prek butësisht nën mjekër.

Në një pozë tjetër, Gomez shfaqet me një fustan të zi të hapur dhe një xhaketë kafe, ndërsa Blanco zgjedh një pamje më të rehatshme.

Gjatë intervistës, Selena foli për unazën e fejesës me diamant Markez, duke zbuluar se kishte ndryshuar mendje disa herë për dizajnin.

Image
Selena Gomez, Benny Blanco

Benny, nga ana e tij, pranoi: “Thjesht u përpoqa të mos bëja gabim.”

Ky set fotografish dhe rrëfimi i sinqertë i çiftit kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke konfirmuar lidhjen e tyre si një nga më të komentuarat e momentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat