Aktorja shkëlqen në fustanin e bardhë, shfaqet më elegante se kurrë

Bota e Yjeve

Aktorja shkëlqen në fustanin e bardhë, shfaqet më elegante se kurrë

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 14:35
Anya Taylor-Joy

Anya Taylor-Joy dukej elegante në paraqitjen e saj të fundit me bashkëshortin e saj Malcolm McRae, të cilët dolën në qytetin e Nju Jorkut në SNL50: The Homecoming Concert, me rastin e ditës së Shën Valentinit.

Aktorja e “Queen's Gambit”, dukej e pabesueshme eveshur me një fustan mëndafshi, me një dizajn të detajuar me lule.

Anya mbathi një palë taka të larta argjendi me rripa, derisa pozonte në tapetin e kuq, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Image
Anya Taylor-Joy

Për aksesorin, 28 vjeçarja vendosi të qëndronte e thjeshtë dhe veshi një vath të vetëm gjarpëri prej ari dhe i stiloi flokët e saj të shndritshëm bjonde.

Anya u bashkua me bashkëshortin e saj Malcolm, ndërsa festonin ditën e Shën Valentinit në mbrëmjen e mbushur me yje.

Image
Anya Taylor-Joy me burrin e saj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat