Kush është e dashura e Tom Cruise?

Bota e Yjeve

Kush është e dashura e Tom Cruise?

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:29
Ana de Armas

Tom Cruise dhe Ana de Armas kanë qenë nën vëmendjen e mediave së fundmi, pas u shfaqen së bashku në një mbrëmje të bukur në Londër, gjatë festës së Shën Valentinit, shkruan "Bota sot".

Çifti i përfolur u pa duke buzëqeshur dhe duke shijuar një natë argëtimi, një moment i ngrohtë që la fansat e tyre të habitur dhe të emocionuar.

Dyshja e famshme, që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut për shkak të karrierave të suksesshme dhe marrëdhënieve të përfolura, u fotografuan duke kaluar një mbrëmje të këndshme bashkë.

Image
Tom Cruise dhe Ana de Armas

Në mbrëmjen e Shën Valentinit, shumë syresh ishin të etur për të kapur një pamje të yjeve të Hollivudit, ndërsa çifti duket se ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke lënë pas një përshtypje të madhe për të gjithë ata që i panë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat