Zhvishet Jori Delli, pozat s*ksi të modeles! Lidhja me reperin Fred de Palma dhe jeta e re në Itali

Bota e Yjeve

Zhvishet Jori Delli, pozat s*ksi të modeles! Lidhja me reperin Fred de Palma dhe jeta e re në Itali

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:56
Jori Delli

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Jori Delli, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotografish të reja ku shfaqet me të brendshme të kuqe. Këto imazhe kanë ngjallur reagime të shumta dhe kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj.

Në këto fotografi, Jori demonstron elegancë dhe vetëbesim, duke theksuar format e saj trupore dhe stilin unik. E njohur për paraqitjet e saj të guximshme dhe estetike, ajo vazhdon të sfidojë standardet tradicionale të bukurisë dhe të promovojë një imazh pozitiv të trupit. Jori Delli ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si modele dhe influencuese, duke bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare dhe duke u shfaqur në revista prestigjioze të modës.

Ajo është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe për aftësinë për të përcjellë mesazhe të fuqishme përmes fotografive të saj. Fotografitë e fundit me të brendshme të kuqe janë një shembull i mëtejshëm i stilit të saj të guximshëm dhe të rafinuar, duke treguar njëherazi edhe angazhimin e saj për të sfiduar normat dhe për të promovuar një imazh pozitiv të trupit.

Image
Jori Delli

Njohja me Fred De Palman nuk ka qenë aspak siç mund ta keni menduar, përkundrazi. Ngjan me një histori filmi ajo që ka ndodhur 7 vjet më parë mes Jorit dhe reperit të njohur italian, të cilët tashmë janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. E ftuar në një emision modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”.

Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torino, por ai në atë moment u soll keq: “Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo’? Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim”. Më pas, Fredi i shkruan Jorit, por ajo iu përgjigj shumë keq: “Nuk më pëlqente fare, nuk më pëlqejnë çunat arrogantë që mendojnë se mund të të kapin lehtë…”. Kështu kaluan vitet.

Image
Jori Delli

Pas 3 vitesh, një mikeshë e saj i kërkoi të ishte pjesë e videoklipi, meqenëse ishte në Milano. Jori pranoi, por kur mësoi se këngëtari ishte Fred De Palma, asgjë nuk ndryshoi: “Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Po super profesionalist, kemi folur vetëm 10 fjalë…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat