Selena Gomez shkëlqen me një fustan të mbushur me kristale në BAFTA 2025

Bota e Yjeve

Selena Gomez shkëlqen me një fustan të mbushur me kristale në BAFTA 2025

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 19:49
Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez, ka bërë një paraqitje jashtëzakonisht mahnitëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA 2025, shkruan "Bota sot".

Me stilin e saj të pashembullt, ajo arriti të tërheqë të gjitha vëmendjen në Tapetin e Kuq, duke u shfaqur në një fustan që shkëlqente si asnjë tjetër.

Fustani i saj, i cili ishte i mbuluar nga kristalet, krijoi një efekt të veçantë dhe të paharrueshëm, duke pasqyruar dritën e kamerave dhe duke u bërë pjesë e pamjes spektakolare të eventit.

Image
Selena Gomez

Kombinimi i elegancës dhe shkëlqimit e bëri Selën të duket si një yll, duke shtuar edhe më shumë magji në natën e shpalosjes së fituesve të BAFTA-s.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat