Maya Jama u paraqit ‘bombastik’ në finalen e Love Island: All Stars, teksa ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e shfaqjes.
Prezantuesja televizive, i la pak vend imagjinatës duke shfaqur format e saj trupore, e në pah u vuri gjoksin e saj.
30 vjeçarja veshi një fustan provokativ, i cili kishte disa detja të prera në pjesën e sipërme dhe fund, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Drejtuesja e emisionit i shtoi pak elegancë, veshjes magjepsëse me një palë vathë të trashë ari dhe unazë të ngjashme.
Ajo e përfundoi shfaqjen me taka të arta me rripa, ndërsa kurorëzoi fituesit e sezonit të dytë Gabby Allen dhe Casey O'Gorman.
