“Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon”

Bota e Yjeve

“Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon”

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 19:05
Ariana Grande

Ariana Grande është rikthyer dhje njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat për çmim “Oscar”.

Gjithsesi, një foto e publikuar në rrjet, e cila tregon kantautorin duke nënshkruar një autograf në ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër, ka alarmuar fansat e saj.

Një ndryshim drastik ka ndodhur në pamjen e Arianas, e cila ka humbur shumë peshë, gjë që ka shqetësuar jashtë mase shumë fansat e saj.

Ata dyshojnë se ndoshta këngëtarja vuan nga ndonjë formë kanceri, gjë të cilën ajo ndoshta preferon ta mbajë të fshehtë, njësoj si aktori i njohur Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë, të cilën nuk e bëri kurrë publike.

“Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon këtë”; “Nuk po e bullizojmë për peshën, thjesht jemi të shqetësuar për shëndetin e saj”; “Ajo mund të sëmuret ose të vdesë, mos e trajtoni atë thjesht si një vajzë të dobët”, ishin disa nga komentet që spikatën për të në “X”.

Image
Ariana Grande
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat