Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 18:17
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi ku duket mjaft atraktive gjatë një mbrëmjeje të kaluar në këtë qytet të famshëm arab.

Interpretuesja e hitit “I’m a Mess” duket se e ka nisur qetë vitin 2025, duke shijuar disa momente larg angazhimeve muzikore.

Image
Bebe Rexha

Ndërkohë, fansat e saj mbeten në pritje të projekteve të saj të reja, sidomos pas ndryshimeve të fundit në karrierën e saj.

Bebe Rexha, e cila ka përfunduar kontratën me Warner Records, është aktualisht një artiste e lirë dhe e hapur për mundësi të reja.

Image
Bebe Rexha

Ky ndryshim e vendos atë në një fazë të re të karrierës, ku mund të eksperimentojë me zhanre të ndryshme muzikore dhe të eksplorojë bashkëpunime të reja artistike.

Pavarësisht pushimeve në Dubai, mbetet për t’u parë se çfarë ka rezervuar Bebe për fansat e saj në muajt në vijim.Ndërkohë, ajo vazhdon të ruajë statusin e saj si një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.

Image
Bebe Rexha
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat