Eva Longoria u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan që kushtonte vetëm 39 dollarë (37 euro), një zgjedhje për të cilën më vonë u pendua.
Aktorja rrëfeu se, si fillestare në atë kohë, nuk e kuptonte rëndësinë e tapetit të kuq.
Në një intervistë për “The Sunday Times”, Eva kujtoi se në vitin 2005, para festivalit, kishte blerë një fustan të artë në Melrose Avenue, pa menduar shumë për të, shkruan DailyMail.

Megjithatë, reagimi i publikut dhe pyetjet për dizajnerin e veshjes e bënë të kuptonte gabimin.
Madje, edhe L’Oréal, për të cilin ajo ishte ambasadore, sugjeroi që herën tjetër t’i ofronin një stiliste.
Eva pranoi se nuk ndjek trendet e momentit, por preferon stilet klasike dhe komoditetin, duke shtuar se aspiron të vishet si shoqja e saj e ngushtë, Victoria Beckham.
Ndërkohë, aktorja kujtoi edhe një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj: Laura Bush, bashkëshortja e ish-presidentit George W. Bush, e përmendi “Desperate Housewives” gjatë një fjalimi në 2005, duke ndihmuar në rritjen e popullaritetit të serialit.

Eva tha se ky ishte një moment që e vendosi shfaqjen “në hartë” dhe e ndihmoi atë të bëhej një emër i njohur globalisht.