Të shtunën mbrëma, Brit Awards 2025 u mbajt në The O2 Arena të Londrës, duke sjellë në një skenë të vetme emrat më të njohur të muzikës botërore.
Ngjarja, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen për spektaklin dhe çmimet e saj prestigjioze, këtë vit u shënua edhe nga mungesa e një prej emrave më të mëdhenj të skenës muzikore – Dua Lipës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila numëron katër nominime në këtë edicion, përfshirë kategoritë më të rëndësishme si “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”, nuk u pa askund gjatë ceremonisë.

Kjo mungesë befasoi shumë adhurues dhe kritikë, veçanërisht duke marrë parasysh që Dua Lipa është artistja femër më e nominuar në historinë e Brit Awards, një fakt që u promovua gjerësisht në billboard-et e eventit në të gjithë Londrën.
Ende nuk dihet arsyeja e saktë pse këngëtarja ka zgjedhur të mungojë në një prej netëve më të rëndësishme të industrisë muzikore britanike.
Megjithatë, mungesa e saj ka nxitur spekulime dhe diskutime mes fansave, të cilët pyesin nëse bëhet fjalë për një bojkot të qëllimshëm apo një angazhim të papritur që e ka penguar të jetë pjesë e ceremonisë.