Prezentuesja e “Oscars”, Daryl Hannah, bëri një deklaratë politike jashtë skenarit, duke shprehur respekt për Ukrainën të dielën, ndërsa nderoi këtë vend me fjalët “Slava Ukraini” (“Lavdi Ukrainës”).
Ylli i “Kill Bill”, 64 vjeçe, mori skenën për të dhënë çmimin për montazhin më të mirë të filmit. Me fjalët “Slava Ukraini”, ajo bëri një thirrje të fuqishme për mbështetje ndaj Ukrainës, shkruan DailyMail.
Kjo shprehje, që përkthehet si “Lavdi Ukrainës”, u përshëndet me duarrokitje të fuqishme nga publiku i njohur në sallën e Teatrit “Dolby”.

Deklarata e Hannah vjen pas një përplasjeje të papritur mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë, lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Pas deklaratës jashtë skenarit, Hannah prezantoi çmimin për montazhin më të mirë të filmit, i cili u dha për regjisorin Sean Baker të filmit “Anora”.
