Selena Gomez "evitoi" gruan e gruas së Justin Bieber, Hailey Bieber, në festën e Oscar-ve të Vanity Fair.
Dhe, çuditërisht, të dyja mbajtën fustane të ngushta të zeza pa shpatulla dhe flokët i kishin të lëshuar ndërsa pozonin në tapetin e kuq.
"Selena nuk donte asnjë foto të çuditshme dhe që të shkruhej për këtë ditën tjetër," tha një burim për DailyMail.com.
"Ishe nata e saj, ajo ishte prezantuese në Oscar për filmin Emilia Perez, një film që ajo është krenare për të, kështu që donte që fokusi të ishte te ajo," shtoi burimi.
Por këngëtarja e Good For You do të ishte në rregull të thoshte 'përshëndetje' supermodeles së Vogue-it.

"Po të ishin takuar rastësisht, sigurisht që do të thoshte përshëndetje, sepse Selena është një person miqësor. Ajo thjesht donte të evitonte të fotografuarit me të ose pranë saj, sepse pastaj lindin 100 histori."
Selena bëri një fotografi me Hailey-n në të kaluarën dhe nuk ndjehej mirë.

Selena shkoi në pas-festën e Beverly Hills dhe dukej e pabesueshme me fustanin e saj të zi pa shpatulla dhe flokët të lëshuar.