Bianca Censori shokon sërish: Pozon nudo pas pamjes tronditëse në Grammy

Bota e Yjeve

Bianca Censori shokon sërish: Pozon nudo pas pamjes tronditëse në Grammy

Nga: A.SH Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:12
Bianca Censori

Bianca Censori ka ndezur rrjetet sociale edhe një herë me një set fotografish të guximshme nudo, vetëm pak kohë pas paraqitjes së saj tronditëse në ndarjen e çmimeve Grammy, përcjell Bota sot.

Bashkëshortja e Kanye West, e njohur për stilin e saj provokues, ka vendosur të shtyjë edhe më tej kufijtë e modës dhe ekspozimit, duke u shfaqur në imazhe artistike që lënë pak vend për imagjinatë.

Pasi befasoi publikun me një veshje minimaliste në Grammy, ajo tani duket e vendosur të vazhdojë të sfidojë normat me paraqitjet e saj gjithnjë e më të guximshme.

Image
Bianca Censori

Fotot e reja kanë ngjallur reagime të ndryshme, me disa që e vlerësojnë për vetëbesimin dhe origjinalitetin, ndërsa të tjerë e kritikojnë për tejkalimin e kufijve të ekspozimit.

Pavarësisht komenteve, Bianca vazhdon të mbetet një nga figurat më të përfolura në industrinë e modës dhe showbizit.

Image
Bianca Censori
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat