Në ceremoninë e Oscars 2025, Lupita Nyong'o mahniti të pranishmit me një fustan të bardhë të punuar me porosi nga Chanel.
Stilistja e saj, Micaela Erlanger, tregoi detaje nga procesi krijues: “Ua dërgova referencën dhe filluam të provonim disa skica. Sigurisht që Lupita luajti një rol të madh në këtë proces,” tha ajo.
Fustani ishte një homazh ndaj koleksionit të Chanel-it të Pranverës Haute Couture 1991, duke ruajtur një estetikë moderne dhe bashkëkohore.

Në total, u deshën 600 orë punë për të vendosur 22,410 qepje në të gjithë fustanin, me secilën të shoqëruar nga një copë bizhuteri Chanel High me diamante dhe perla.
“Çdo sekondë e kaluar për ta krijuar ia vlente. Është i sofistikuar dhe i bukur, duke lejuar që Lupita të shkëlqejë,” shtoi Erlanger
