Zendaya është rikthyer në rolin e saj të njohur si Rue Bennett në “Euphoria,” duke konfirmuar që xhirimet për sezonin e tretë të serialit të shumëpërfolur kanë nisur në Palmdale, Kaliforni.
Aktorja 28-vjeçare është parë duke realizuar skena të reja, dhe fansat janë entuziastë që më në fund mund të shohin vazhdimin e këtij seriali, që ka bërë bujë dhe ka fituar mijëra ndjekës pas daljes së dy sezonesh të parë.
Në skenat e fundit të xhirimeve, Zendaya është parë duke punuar krah aktorës Alexa Demie në një ambient të veçantë: një klub striptizmi që është ndërtuar posaçërisht për nevojat e produksionit.
Ky vend i veçantë shërben si pjesë e atmosferës që ka karakterizuar gjithmonë këtë serial të njohur, ku ngjarjet dhe emocionet e personazheve janë tejet të intensifikuara.
Në pamjet nga seti, ajo duket e lodhur dhe e përgjumur, një situatë që u kujton fansave polemikën e vitit 2022, kur aktorët e serialit e kritikuan krijuesin Sam Levinson për orët e pafundme të punës, që shpesh shfaqnin ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e anëtarëve të kastit.
