Hailey Bieber shfaqet plot stil në Javën e Modës në Paris

Bota e Yjeve

Hailey Bieber shfaqet plot stil në Javën e Modës në Paris

Më: 11 mars 2025 Në ora: 08:44
Hailey Bieber

Modelja e njohur, Hailey Bieber mori sërish vëmendjen, derisa u shfaq elegante me një minifustan të bardhë, teksa dilte nga hoteli i saj gjatë Javës së Modës në Paris.

28-vjeçarja kombinoi veshjen me disa aksesorë të ndryshëm, një palë syze dhe vathë të mëdhenj, shkruan DailyMail, transmeton "Bota sot".

Ajo çfarë ra në sy ishte se ajo mbante me vete një çantë të zbukuruar me diamante.

Image
Hailey Bieber

Për momentin, Hailey është fokusuar në karrierën e saj dhe po punon intensivisht për markën e saj dhe projekte të reja.

Sipas një burimi, ajo ka ambicie për të ndërtuar një perandori biznesi, ndërsa Justin preferon një stil jetese më të qetë me miqtë e tij. 

Image
Hailey Bieber
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat