Rita Ora ka lancuar një bashkëpunim të veçantë me markën e njohur të modës së përballueshme, Primark.
Këngëtarja 34 vjeçe prezantoi koleksionin e saj të parë me këtë markë në shtator, duke sjellë një stil modern dhe të freskët për çdo grua.
Koleksioni përfshin veshje që kombinojnë elemente elegante dhe komode, me nuanca neutrale dhe tonet e kaltra që sjellin atmosferën e ditëve të diellit dhe pranverës.

Me një vëmendje të veçantë te detajet dhe përzgjedhja e materialeve, koleksioni i Rita Orës për Primark është një shkrirje perfekte e modës për çdo ditë dhe luksit të përballueshëm