Një mjek nga St. Louisi ka xhiruar një video e cila parqet atër që shohin njerëzve të cilët vdesin nga Covidi për të tërhequr vërejtjen për vënien e maskave dhe mbajtjen e distancës.
- Kështu duket kur merrni frymë 40 herë në minutë, kur nivelin e oksigjenit e keni dukshëm nën 80 - thuhet në videon që tregon mjekun Kenneth Remy duke stimuluar inkubimin e një pacienti dhe duke shtuar: - Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tuaj të mos duken kështu. Sepse do ta shihni këtë në fund të jetës tuaj nëse nuk fillojmë të mbajmë maska në publik.
Please listen as this is dire. I don’t want to be the last person that looks in your frightened eyes. #MaskUp @DrKenRemy1 @WUSTLmed pic.twitter.com/qwb4eERlfE
— Kenneth E. Remy, MD, MHSc, FCCM (@DrKenRemy1) November 21, 2020
Në video, ai shprehet se sëmundja është e rrezikshme dhe vëren se ajo që panë në video është ajo që njerëzit që sëmuren nga sëmundja Covidi do të shohin në momentet e fundit të jetës.
Remy u tha mediave lokale se ka incizuar videon për të ndikuar tek ata që refuzojnë të mbajnë maska sepse besojnë se kjo është kufizim i lirive të tyre.
"Liritë tuaja personale nuk do të thonë asgjë për ju kur t'ju intuboj dhe pastaj të vdisni," tha mjeku, sipas Independentit.
Shteti nga vjen Remy është Misuri, i cili aktualisht shënon më shumë se 4,000 raste në ditë. Që nga fillimi i pandemisë, ky shteti amerikan ka shënuar më shumë se 279,000 teste pozitive dhe të paktën 3,750 vdekje.