Singapori i ka dhënë ndërmarrjes start-up "Eat Just" të SHBA-së dritën jeshile për të shitur mishin e saj të pulë të rritur në laborator dhe kompania thotë se është miratimi i parë rregullator në botë për të ashtuquajturin mish të pastër që nuk vjen nga kafsha e therur.
Mishi është rritur nga qelizat e kafshëve dhe fillimisht do të shitet në formën e medaljoneve. Kompania nuk specifikoi kur saktësisht produkti i saj do të dalë në treg.
Kërkesa për alternativa ndaj mishit të rregullt po rritet për shkak të shqetësimeve të konsumatorëve në lidhje me shëndetin e kafshëve, mirëqenien e kafshëve dhe mjedisin.
Opsionet e mishit nga bimët, të cilin e popullarizojnë Beyond Meat Inc dhe Impossible Foods, po shfaqen gjithnjë e më shumë në raftet e supermarketeve dhe menutë e restoranteve, raporton Reuters.
Tregu alternativ i mishit mund të jetë me vlerë 140 miliard dollarë në dekadën e ardhshme, ose rreth 10% e industrisë globale të mishit.
Agjencia Rregullatore e Ushqimit e Singaporit (SFA) tha se një grup pune ekspertësh kishte rishikuar të dhënat mbi prodhimin dhe procesin e kontrollit të pulave të kultivuara në "Eat Just".
Është konsgtatuar se produkti është i sigurt për konsum në nivelet e parashikuara të përdorimit dhe është licencuar për t'u shitur në Singapor si një përbërës në medalionet e "Eat Just"-it, ka thënë SFA-ja.
Agjencia thotë se ka krijuar një kornizë rregullatore për "llojin e ri të ushqimit" për të siguruar që mishi i fermës dhe produkte të tjerë të proteinave alternative të përmbushin standardet e sigurisë para se të dalin në shitje në Singapor.
Kompania deklaroi se asnjë antibiotik nuk është përdorur në procesin e prodhimit të këtij lloji mishi, dhe pula kishte një përmbajtje më të ulët mikrobiologjike sesa pula konvencionale.
Por i ashtuquajturi mish i pastër ose i fermës, i cili rritet nga qelizat jashtë kafshës, është ende në fillimet e tij.
"Leja e parë rregullative në botë për mish me të vërtetë me cilësi të lartë krijuar drejtpërdrejt nga qelizat e kafshëve për konsum të sigurt njerëzor hap rrugën për nisjen e vogël tregtare të ardhshme në Singapor", njoftoi "Eat Just"-i të mërkurën.
Kompania thotë që mishi do të shitet në gunga, duke shtuar se detajet e lansimit të produktit do të pasojnë më vonë.
Më parë ishte thënë se çdo gungë do të kushtonte 50 dollarë.