Kina ka njoftuar sot se sonda e saj ka mbaruar marrjen e mostrave të sipërfaqes së Hënës dhe i ka mbyllur ato në anijen kozmike për t'u kthyer në Tokë, që është hera e parë që një vend provon një mision të tillë në 40 vitet e fundit.
Chang'e 5, sonda e tretë kineze që zbret në Hënë, është e fundit në një seri misionesh gjithnjë e më ambicioze për programin hapësinor të Pekinit, i cili ka edhe një sondë në rrugë për në Mars, raporton AP.
Chang'e 5 të martën ka aterruar në Oqeanin stuhia në anën e afërt të Hënës, në mision për të sjellë mostra nga Hëna në Tokë për herë të parë që nga viti 1976.
Sonda "ka përfunduar marrjen e mostrave në Hënë dhe mostrat janë vulosën në anijen kozmike", thuhet në deklaratën e Administratës kombëtare të hapësirës së Kinës.
Në kthim, Chang'e 5 është planifikuar të zbresë në kullotat e Mongolisë së brendshme në mes të dhjetorit, ku edhe më parë kanë aterruar anijet kineze Shenzhou me ekuipazh, pasi Kina për herë të parë dërgoi njeriun në hapësirë në 2003 dhe u bë vendi i tretë pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara e cila ia doli mbanë.