Hakerat sulmojnë vaksinën/ Shënjestrohet sistemi i shpërndarjes

Bota

Hakerat sulmojnë vaksinën/ Shënjestrohet sistemi i shpërndarjes

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, sipas IBM. Kompania e sigurisë në internet thotë se ka rënë në gjurmët e një fushatë që shënjestronte sistemin e shpërndarjes së vaksinës, që njihet si “zinxhiri i ftohtë”, i përdorur për të mbajtur vaksinat në temperaturën e duhur gjatë transportit.

Identiteti i sulmuesve është i paqartë – por IBM është e bindur se metodat e sofistikuara të përdorura prej tyre, tregojnë qartë se bëhët fjalë për një shtet e jo thjesht individië. IBM beson se fushata kë nisur në muajin shtator, me dërgimin e emaileve që përmbanin viruse në 6 vende të ndryshme. Objektivi I tyre ishin organizata të lodhura me Platformën e Optimizimit të Pajisjeve të Zinxhirit të Ftohtë (CCEOP) të Gavi, aleanca ndërkombëtare e vaksinave. Partnerët e Gavit përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Unicef, Bankën Botërore dhe Fondacionin Bill & Melinda Gates.

Ato ndihmojnë në shpërndarjen e vaksinave nëpër botë në disa nga rajonet më të varfra. Për këtë ndonjëherë një mënyrë transporti ku vaksinat të ruhen në temperature të ulëta. E tillë është vaksina Pfizer-BioNTech – e cila nuk ka qenë objektiv specifik i kësaj fushate – por që normalisht duhet të mbahet ne temperatura minus -70C gjatë kohës së zhvendosjes. IBM thotë se në shenjëstren e hakerave ka qenë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Bashkimit Doganor e Komisionit Europian si dhe kompani të përfshira në prodhimin e paneleve që mund të përdoren për të mbajtur të ftohta vaksinat në vendet ku nuk ka energji të qëndrueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat