Gjatë 24 orëve të fundit Irani ka raportuar 321 viktima nga COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në mbi 50 mijë.
Numri i rasteve në zonën më të prekur në Lindjen e Mesme arriti në 1 milion, shkruan Reuters.
Ekspertët e huaj thonë se menaxhimi i pandemisë së coronavirusit mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive.
Kompania amerikane Pfizer në bashkëpunim me firmën gjermane BioNTech njoftuan se vaksina e tyre rezultoi 95 për qind efektive. Efikasitet pothujase të ngjashëm ka edhe vaksina e kompanisë amerikane Moderna.
Ndërkohë shteti i Bahreinit njoftoi se kishte autorizuar përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer dhe BioNTech.