Vret beben 7-javëshe pasi po e bezdiste e qara/ Babai monstër po luante video-lojë

Bota

Vret beben 7-javëshe pasi po e bezdiste e qara/ Babai monstër po luante video-lojë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:58
Joseph William McDonald

Një ngjarje makabër ka ndodhur në një familje austraiane, pasi e qara e bebes 7-javësh, nuk po e lejonte të atin të përqendrohej në lojë.

Për këtë arsye, i ri nga Australia goditi fort foshnjen, duke i shkaktuar dëmtime në trup që e çuan në vdekje pas disa ditësh.

Joseph William McDonald, 22-vjeçar, pranoi fajin, pasi fillimisht i kishte thënë partneres së tij se fëmija i kishte rënë nga duart pa dashje kur po i ndërronte pelenat.

Për këtë arsye, fëmija nuk u dërgua në kohë në spital. Pasi u shtrua, mjekët panë se foshnja kishte të dëmtuar shtyllën kurrizore.

Tashmë, i riu rrezikon deri në 20 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat