Me dhjetëra peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në bregdet në një zonë turistike të Queensland, në Australi.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa specialistë nga departamenti i Peshkimit po hetojnë mbi arsye që e sollën këtë.
Vetëm disa dita më parë, një peshkaqen i bardhë u gjet i ngordhur në Point Lowly, në jug të Australisë.
Peshkaqenët e bardhë janë një specie e mbrojtur dhe ai që i cenon mund të përballet me gjoba që shkojnë deri në 10 mijë dollarë.
