"Duke pranuar ftesën e Republikës së Irakut dhe Kishës Katolike lokale, Papa Françesku do të bëjë një udhëtim apostolik në atë vend nga 5 deri më 8 Mars, 2021, duke vizituar Bagdadin, Rrafshin e Ur, i lidhur me kujtesën e Abrahamit, qytetit të Erbilit, si dhe Mosul dhe Qaraqosh në Rrafshin e Nineveh ".
Kjo u raportua nga drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni.
"Programi i udhëtimit do të botohet në kohën e duhur, i cili do të marrë parasysh dhe evolucionin e urgjencës globale të COVID-19".
Ndërsa qeveria e Bagdatit e ka cilësuar vizitën e Papës si një mesazh paqeje.