Të martën nis vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, të gjithë do të pajisen me kartë vërtetimi

Bota

Të martën nis vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, të gjithë do të pajisen me kartë vërtetimi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Në Britanin e Madhe personat të cilët i nënshtrohen vaksinimit për COVID-19 do të pajisen me një kartë e cila vërteton kryerjen e kësaj vaksine.

BRITANI- Në Britanin e Madhe personat të cilët i nënshtrohen vaksinimit për COVID-19 do të pajisen me një kartë e cila vërteton kryerjen e kësaj vaksine.

Vaksinimi i qytetarëve britanik do të nisi ditën e nesërme përmes një programi vaksinimi masiv, ndërsa qeveria po punon për heqjen e dyshimeve në lidhje me efektshmërinë e vaksinës.

Lajmi për pajisjen me kartë të qytetarëve ka ardhur pasi grupi i parë i vaksinave Pfiezer dhe BioNtech ka mbërritur këtë të shtunë më datë 5 dhjetor në Spitalin Universitar Croydon. Vaksina do të funksionoi me dy doza me diferencën 21 ditore mes tyre.

Sekretari i përgjithshëm i shëndetësisë  Matt Hancock ka thënë për BBC se nga java tjetër do të nisin vaksinimet dhe pajisjet e qytetarëve me karta.

Sipas rregullatorit MHRA, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95 për qind mbrojtje kundër Covid-19, ndërsa imunizimi pritet të fillojë këtë javë ata që klasifikohen si me përparësi të lartë.

Angli është vendi i parë në botë i cili ka miratuar fillimin e vaksinës antiCOVID edhe pas shumë kundërshtimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat