Rekord rastesh me COVID-19, mbingarkesë në spitale

Bota

Rekord rastesh me COVID-19, mbingarkesë në spitale

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit një tjetër rekord kontaminimesh me rreth 235 000 raste me COVID-19, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Në të njëjtën kohë, vendi i përballur me një rritje të ndjeshme të epidemisë që prej më shumë se një muaji, ka regjistruar 2 600 të vdekur nga COVID-19, sipas një zbulimi të dhënave të Universitetit, raporton ATSh.

Këto tetë ditët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 200 000 kontaminime të reja me përjashtim të fundjavës.

Numri ditor i viktimave ka kaluar 2 400 që prej 1 dhjetorit, edhe këtu me përjashtim të fundjavës.

Më shumë se 108 000 persona janë aktualisht të shtruar në spital për shkak të COVID-19 në fuqinë e parë ekonomike botërore, si asnjëherë më parë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Covid Tracking Project.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat