Shtetet e Bashkuara miratuan të shtunën një hartë "të re zyrtare" të Marokut që përfshin territorin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore, tha ambasadori në Rabat, raporton France24.
"Kjo hartë është një përfaqësim i prekshëm i shpalljes së guximshme të Presidentit Trump dy ditë më parë - duke njohur sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore," tha ambasadori David Fischer sipas një deklarate të parë nga AFP.
Ai më pas nënshkroi "hartën e re zyrtare të qeverisë amerikane të mbretërisë së Marokut" në një ceremoni në ambasadën e SHBA në kryeqytetin Rabat.
Harta do t'i paraqitet Mbretit të Marokut Mohammed VI, shtoi ai.