Forcat e armatosura hungareze do të blejnë sistemin e radarëve të sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore, Iron Dome (Kupola e Hekurt), i cili siguron mbrojtje kundër raketave me rreze të shkurtër dhe predhave të artilerisë, thuhet në portalin e së përditshmes izraelite Yediot Ahronot.
Sistemi i ri i mbrojtjes ajrore do të prodhohet dhe dorëzohet nga ELTA Systems Ltd, një filial i kompanisë shtetërore Israel Aerospace Industry, njofton agjencia e lajmeve hungareze MTI.
Komandanti i Ushtrisë Hungareze Ferenz Korom nënshkroi të premten një marrëveshje mbi blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite.
Pajisjet e reja të radarëve duhet të dorëzohen në vitin 2022.