Kamerat ushtarake tregojnë rrezikun e bartjes së koronavirusit përmes ajrit

Bota

Kamerat ushtarake tregojnë rrezikun e bartjes së koronavirusit përmes ajrit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Koronavirusi i ri më së shpeshti përhapet nëpërmjet një kontakti të afërt, thonë shkencëtarët

Ndërsa dimri po afrohet, SHBA-ja po përballet me rritje të numrit të infeksionit me koronavirus dhe po ashtu të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Afro 300 mijë amerikanë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik thonë se virusi mund të përhapet nëpërmjet ajrit, raporton Washington Post.

Koronavirusi i ri më së shpeshti përhapet nëpërmjet një kontakti të afërt, thonë shkencëtarët.

Washington Post ka përdorur një kamerë me rreze infra të kuqe nga kompania FLIR Systems, për të parë se si përhapet virusi përmes ajrit.

“Imazhet tregojnë shumë. Duke parë dy njerëz nëpërmjet kamerave gjatë komunikimit, dhe parë se çfarë ndodhë, është shumë e vlefshme”, ka thënë Rajat Mittal, profesor në Universitetin John Hopkins dhe ekspert në çështjet e shpërndarjes së virusit.

Kamera me rreze infra të kuqe kap shumë gjëra që nuk janë të pashme për syrin e njeriut. Teknologjia më tepër përdoret në ushtri dhe në gjërat industriale, si shembull në zbulim të rrjedhës së gazit të metanit nga tubat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat