Kryeministri i Australisë tha të martën se Kina do të shkelte rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë nëse ndalonte qymyrin Australian, raporton AP.
Kryeministri Scott Morrison po i përgjigjej një raporti në gazetën shtetërore të Kinës Global Times që tha se agjencia kryesore e planifikimit e Pekinit u kishte dhënë termocentraleve miratimin për të importuar qymyr pa kufizime, përveç qymyrit Australian.
Morrison tha se ai po e trajtonte raportin si "spekulim mediatik" sepse qeveria kineze ende nuk kishte sqaruar pozicionin e saj.