Çavusoglu dhe Pompeo diskutojnë sanksionet e SHBA-së kundër Turqisë

Bota

Çavusoglu dhe Pompeo diskutojnë sanksionet e SHBA-së kundër Turqisë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Mevlut Çavosoglu

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavosoglu dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo biseduan sot në telefon për vendimin e Uashingtonit për të vendosur sanksione ndaj aleatit të saj të NATO-s për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400 rus, njoftoi sot Ministria Turke e Punëve të Jashtme.

Cavusoglu përcolli reagimin tonë ndaj vendimit të SHBA, tha ministria, njoftoi Reuters.

Shtetet e Bashkuara vendosën dje sanksione ndaj Sekretariatit Turk të Industrisë së Mbrojtjes, drejtorit të saj Ismail Demir, si dhe disa punonjësve të tjerë për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400 rus, njoftoi Ministria Amerikane e Financave.

Sanksionet përfshijnë një ndalim për marrjen e një licence për eksport në Shtetet e Bashkuara, si dhe një ngrirje të pasurive dhe kufizimet e vizave për drejtorin Demir dhe tre punonjës të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat