Ish-kërkuesi i thellësive të detit Tommy Thompson, ankohet se nuk e mban mend se ku e zbuloi thesarin me 500 monedha të vjetra floriri, por qeveria amerikane beson ai thjesht nuk dëshiron ta tregojë.
Një gjuetar thesaresh në SHBA refuzon të tregojë vendndodhjen e një thesari rreth $2 milionë me 500 monedha të arta të humbura, edhe pse ka hyrë në vitin e pestë të burgimit.
Ish-zhytësi Tommy Thompson është burgosur për një kohë çuditërisht të gjatë me akuzën e përçmimi ndaj gjykatës.
Por limiti i zakonshëm prej 18-muajsh per kete akuze, nuk është ruajtur kësaj here teksa shkencëtari refuzon të tregojë vendndodhjen e thesarit të tij.
Zbulimi i tij daton prej vitit 1857, kur anija S.S Central America u fundos në brigjet e Karolinës së Jugut me një ngarkesë prej mijëra monedhash të arta në bord.
Thompson zbuloi rrënojën e anijes në 1988 – dhe bashkë me të edhe floririn, por ka refuzuar të tregojë vendndodhjen e tij.
Qeveria amerikane llogarit se vlera e thesarit të humbur është diku te $2 deri në $4 milionë, dhe i kërkon zhytësit të tregojë ku gjendet anija.
Telashet e Thompson sillen rreth çështjes së 161 investitorëve që raportohet se kanë paguar një total prej $1.2 milionë për të financuar kërkimet e tij, dhe e kanë paditur pasi nuk kanë parë t’i kthehet asnjë para.
Në vitin 2012, një gjykatës federal urdhëroi Thompson të tregonte vendndodhjen e monedhave, por gjuetari i thesareve u largua për në Florida ku jetonte me të dashurën në një hotel.
Ai u gjurmua nga autoritetet dhe u arrestua në 2015. Ai u dënua me dy vjet burgim për mosparaqitje në gjykatë dhe gjobë $250,000 dollarë, por dënimi është shtyrë deri në zgjidhjen e çështjes së vendndodhjes së monedhave.
Thompson refuzoi disa herë të tregonte për gjetjen e tij dhe në 2015 e shpalli fajtor për përçmim ndaj gjykatës dhe urdhëroi burgosjen e tij dhe gjobitje $1,000 në ditë, deri sa të tregojë për monedhat.
Në seancën e fundit zhytësi i thellësive tha se nuk e mbante mend se ku i kishte gjetur monedhat. 68 vjeçari ka hyrë tashmë në borxh $1.8 milionë në gjoba dhe vuan nga sindroma e lodhjes së vazhdueshme.
Por qeveria argumenton se Thompson refuzon të bashkëpunojë dhe se nuk ka lidhje mes shëndetit të tij dhe aftësisë për të treguar se ku ndodhen monedhat.