76 milionë e 690 mijë e 612 persona janë infektuar me COVID-19 në botë.
Kështu bëhet e ditur sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info.
Sipas kësaj faqe, 1 milionë e 693 mijë e 259 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 53 milionë e 817 mijë e 406 persona janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 18 milionë e 78 mijë e 9 të infektuar, India e dyta me 10 milionë e 31 mijë e 659 raste dhe Brazili me 7 milionë e 213 mijë e 155 raste.
Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 48 mijë e 682 raste nga 171 mijë e 154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
1 mijë e 248 persona kanë vdekur në vend si pasoj e këtij virusi, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 36 mijë e 226.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 11 mijë e 208.