76 milionë e 736 mijë e 413 persona raportohen të infektuar me COVID-19 në gjithë botën.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, deri tani 53 milionë e 863 mijë e 336 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 1 milionë e 694 mijë e 217 persona kanë vdekur si pasojë e tij.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 18 milionë e 78 mijë e 925 të infektuar, India me 10 milionë e 35 mijë e 12 të infektuar, Brazili me 7 milionë e 213 mijë e 155 raste, Rusia me 2 milionë e 848 mijë e 377 raste dhe Franca me 2 milionë e 460 mijë e 555 raste.
Në 24 orët e fundit në gjithë botën janë raportuar 130 mijë e 590 raste të reja, ndërsa edhe 3 mijë e 62 persona kanë vdekur gjatë kësaj kohe si pasojë e këtij virusi.