Dokumentet e publikuara tregojnë se si Kina po censuron informacionet për rrezikun nga Covid-19

Bota

Dokumentet e publikuara tregojnë se si Kina po censuron informacionet për rrezikun nga Covid-19

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Teksa koronavirus po përhapej në Kinë, shteti e inskenoi në internet të duket sikur pasojat ishin më të vogla dhe sikur autoritetet ishin më të aftë në menaxhim të situatës.

Në orët e hershme të 7 shkurtit, censuria e fuqishme kineze përjetoi për herë të parë humbjen e kontrollit që kanë mbi informacionet në internet.

Ajo ndodhi kur u kuptua për vdekjen e Li Wenliang, një doktor që kishte paralajmëruar për një virus të ri që po përhapet.

Ai kishte vdekur nga koronavirus dhe kjo i bëri njerëzve të ditur se sa shumë i censuron shteti kinez informacionet e pakëndshme.

Por pas kësaj, Kina veçse e forcoi censurën e tyre. Ata urdhëruan uebfaqet e lajmeve që të mos përhapin lajmin e vdekjes së Li.

Emri i tij filloi të mos ishte më në titujt e lajmeve në mënyrë që të mos përhapej panik, dhe ata punësuan komentatorë, që të hutojnë lexuesit me lajme të ndryshme.

Kjo ishte një prej mijëra urdhrave të fshehtë që u dhanë nga shteti. Ata publikuan shumë lajmë në lidhje se si autoritetet kineze po e përballonin situatën e pandemisë shumë mirë.

Duhet shumë burokraci, ushtri të tëra me njerëz, teknologji të specializuar të bërë nga kontraktorë privat, monitorim konstant të medieve sociale dhe platformave dhe shumë para për të arritur të mbahet ky kontroll.

Bllokimet e informacioneve nga Kina rreth virusit filluan në janar, para se koronavirus të identifikohej përfundimisht.

Kur infektimet filluan të rriten me hapa shumë të shpejtë, autoritetet zhdukën të gjitha postimet që reflektonin negativisht në aftësinë e shtetit për të kontrolluar situatën.

Nuk mund të thuhet se a do të ishte një situatë më e mirë në gjithë botën nëse Kina nuk do i kishte bërë këto censurime. Ata i bënë autoritetet e tyre të duken më të aftë dhe virusin më pak të rrezikshëm.

Ata specifikisht kërkuan nga mediumet të mos përdoren fjalët “e pashërueshme”, “fatale” ose fjalë të ngjashme në lajmet e tyre. Ata gjithashtu kërkuan të mos përdorejt fjala “karantinë” ose “izolim”.

Shteti kishte kërkuar që mediumet të bindin qytetarët se gjithçka është në rregull dhe se ata po fitojnë betejën me epideminë. Ata punësuan më shumë se 1,500 persona që të monitorojnë bisedat publike në platforma sociale për të mbajtur nën vëzhgim opinionin publik rreth situatës.

Sipas një dokumenti të publikuar tregohet se personat që bënim postime pozitive me mbi 400 fjalë në lidhje me menaxhimin e pandemisë paguheshin 25 dollarë. Çdo person që lajmëronte një lajm negativ që kishte parë në internet, paguhej 40 cent për çdo lajmërim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat