A do të jetë vaksina Pfizer/BioNTech efektive kundër llojit të ri të koronavirusit që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar është pyetje që po e mundon tërë botën në këtë çast. Uğur Şahin, njeriu i parë i BioNTech-ut, më në fund foli për këtë temë, dhe nëse e pyetni atë - nuk duhet të ketë probleme. Ai është pothuajse i bindur se vaksina tashmë e përdorur po e mposht edhe këtë virus të ri të mutuar.
- Nuk mund të them me siguri të qind për qindtë, duhen më shumë studime, por jam pothuajse i bindur se është efektive - tha Şahin, duke shtuar se u duhen dy javë për të studiuar këtë lloj të ri të virusit korona, dhe në rast se vaksina ekzistuese është joefektive, ata kanë nevojë për gjashtë javë më shumë për të përgatitur një vaksinë që do të jetë efektive edhe për llojin e ri.
- Por pa marrë parasysh të gjitha ... Shanset që vaksina ekzistuese të jetë efektive janë shumë të mëdha.
#BREAKING BioNTech says can make mutation-beating vaccine in six weeks pic.twitter.com/iOevh92ZWZ
— AFP News Agency (@AFP) December 22, 2020