Mijëra australianë do t’i kalojnë Krishtlindjet në vetizolim – kjo si një “luftë” për të parandaluar një shpërthim të COVID-19.
Uellsi i Ri Jugor – që llogaritet si “shtëpia” e Sidneit – ka sjellë kufizime të ashpra për të kontrolluar rritjen e rasteve pozitive, shkruan CNN.
Këto rregulla përfshijnë kërkimin e kontakteve të rasteve të koronavirusit për t’u vetizoluar.
“Aktualisht ka shumë mijëra persona në vetizolim,” tha një zëdhënës i NSW Health në një deklaratë.
Zëdhënësi tha se kontaktet e ngushta të rasteve të konfirmuara duhet të vazhdojnë të vetizolohen për 14 ditë që nga ekspozimi i tyre – edhe nëse ata marrin një rezultat negativ të testit.
Sipas zëdhënësit, kjo sepse një person mund të dalë pozitiv deri në dy javë pas ekspozimit.
NSW Health dëshiron të falënderojë sinqerisht të gjithë ata që po bëjnë pjesën e tyre për të mbajtur të dashur të tyre dhe komunitetin e gjerë. Ne e vlerësojmë që është e vështirë për njerëzit, veçanërisht në këtë periudhë të vitit,” tha zëdhënësi.
Australia gjithashtu ka arritur numer rekord të testeve – të hënën, ku 44 mijë e 466 persona u testuan teksa pozitivë rezultuan vetëm tetë pozitivë.
Shtatë nga tetë rastet e reja lokale janë të lidhura me grumbullin e Sidneit, tha NSW Health të martën dhe e teta është ende nën hetim.
Sidnei që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka raportuar 4 mijë e 600 raste pozitive.