Numri i të infektuarve me COVID-19 po shkon duke u rritur në botë.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 78 milionë e 476 mijë e 618 persona raportohen të infektuar me këtë virus, ndërsa 1 milionë e 726 mijë e 560 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Amerika prinë e para në botë për numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 18 milionë e 684 mijë e 628 të infektuar.
330 mijë e 824 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në SHBA, ndërsa janë shëruar 10 milionë e 945 mijë e 97 persona.
7 milionë e 408 mijë e 707 raste janë ende aktive me këtë virus në SHBA, ndërsa 28 mijë e 393 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
SHBA-të deri tani kanë testuar 238 milionë e 388 mijë e 897 persona për COVID-19.
Në anën tjetër, në gjithë botën vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 130 mijë e 71 raste të reja me COVID-19.
55 milionë e 245 mijë e 705 raportohet të jenë shëruar deri tani nga ky virus.