Një kuti me çokollata 120-vjeçare u zbulua në koleksionin e gjërave personale të poetit australian Banjo Patterson.
Kutia në të cilën u gjet çokollata, është pjesë e dërgesave që ushtarët morën gjatë Luftës së Boerit në Afrikën e Jugut 1899-1902. Për habinë e shkencëtarëve, ajo ishte pothuajse e paprekur kur u zbulua, gati 120 vjet më vonë.
"Ishte një aromë interesante kur e hapëm kutinë. Ne e kuptuam se ishte në të vërtetë çokollata që ishte mbështjellë dhe paketuar," tha Jennifer Todd nga Biblioteka Kombëtare e Australisë për ABC.
"The tinfoil has started to disintegrate, but the chocolate itself is still in remarkably great condition"
— BBC News (World) (@BBCWorld) December 24, 2020
120-year-old British chocolate found in Australia https://t.co/ODdz6QvuyK pic.twitter.com/nbFtUdK2Sd
Ndryshe, mbretëresha Victoria kishte urdhëruar që kuti të tilla prej llamarine me çokollatë t'u dërgoheshin ushtarëve. 35 tonë çokollatë "Cadbury" ishin prodhuar dhe ajo pagoi personalisht, ndërsa fjalët "Afrika e Jugut 1900. Ju uroj një Vit të Ri të lumtur" ishin shtypur në kuti.