Papa Françesku: Të bashkëpunojmë me autoritetet për të shpëtuar nga pandemia

Bota

Papa Françesku: Të bashkëpunojmë me autoritetet për të shpëtuar nga pandemia

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Papa Françesku

Papa Françesku përshëndeti sot të gjithë ata që u lidhën përmes mjeteve të komunikimit social për meshën “Angelus”.

“Na duhet ta realizojmë kështu, ”, tha ai duke iu referuar lidhjes virtuale nga Biblioteka e Pallatit Apostolik, raporton ATSh.

“Në këtë mënyrë parandalojmë njerëzit që të vijnë në shesh dhe bashkëpunojmë me autoritetet duke zbatuar dispozitat që na ndihmojnë të gjithëve të shpëtojmë nga kjo pandemi”, shtoi udhëheqësi shpirtëror i krishterë.

Edhe sot, duke ndjekur dispozitat anti-COVID-19 të këtyre festave, Sheshi i Shën Pjetrit ishte bosh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat