Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 81 milionë e 584 mijë e 419 persona, kanë vdekur 1 milion e 779 mijë e 966 persona dhe janë shëruar 57 milionë e 676 mijë e 914 pacientë.
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 19 milionë e 723 mijë e 683 të infektuar, 342 mijë e 733 pacientë të vdekur dhe 11 milionë e 610 mijë e 555 të shëruar.
Vendin e dytë e zë India me 10 milionë e 224 mijë e 797 të prekur, 148 mijë e 190 viktima dhe 9 milionë e 806 mijë e 767 të shëruar.
Brazili zë vendin e tretë me 7 milionë e 504 mijë e 833 të infektuar, 191 mijë e 570 të vdekur dhe 6 milionë e 568 mijë e 898 të shëruar.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.